Ballina Bota

SHBA – Biden diskuton hapat e mëtejshëm lidhur me luftën ruse në Ukrainë

UASHINGTON, 19 prill /ATSH-DPA/- Gjatë një videokonference me aleatët e tij, presidenti amerikan Joe Biden diskutoi hapat e mëtejshëm lidhur me luftën ruse në Ukrainë.

Gjithashtu, në konferencë morën pjesë vendet e tjera të G7, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti polak Andrzej Duda dhe presidenti rumun Klaus Iohannis.

Shtëpia e Bardhë tha se të pranishmit kishin diskutuar hapat e mëtejshme për të mbështetur Ukrainën dhe përpjekjet për ta vendosur Rusinë përpara përgjegjësisë lidhur me veprimet e saj ushtarake. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria kibernetike, OSBE mbështet organizimin e Kampit Rajonal Kibernetik
Artikulli tjetërBRUKSEL – Belgjika planifikon të dërgojë armë të rënda në Ukrainë