Ballina Bota

BRUKSEL – Belgjika planifikon të dërgojë armë të rënda në Ukrainë

BERLIN, 19 prill /ATSH-DPA/-  Belgjika dhe Holanda kanë planifikuar të dërgojnë armë të tjera të rënda në Ukrainë, duke pasur parasysh ofensivën ruse në Donbass, njoftuan sot kryeministri holandez Mark Rutte dhe ai belg Alexander De Croo gjatë një konference të përbashkët për shtyp.

De Croo e quajti dhunën në Donbass veprimin më të keq absolut për Evropën, duke shtuar se sanksionet ndaj Rusisë mund të forcohen më tej dhe gjithashtu të kenë një efekt më të madh.

Të dy kryeministrat ishin në mëdyshje në lidhje me çështjen e pranimit të Ukrainës në BE në një kohë të afërt, duke thënë se rindërtimi duhet të jetë parësor dhe se BE-ja duhet të ofrojë një ndihmë gjithëpërfshirëse. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Biden diskuton hapat e mëtejshëm lidhur me luftën ruse në Ukrainë
Artikulli tjetërNJU-JORK – Guterres bën thirrje për armëpushim gjatë Pashkëve Ortodokse në Ukrainë