Ballina Bota

COVID-19 – Kryeministri italian Draghi rezulton pozitiv

ROMË, 19 prill /ATSH-ANSA/ – Kryeministri italian, Mario Draghi ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe është asimptomatik, deklaruan burimet pranë kryeministrit.

Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio dhe ai për Tranzicionin Ekologjik, Robrto Cingolani do të përfaqësojnë qeverinë në misionet në Republikën e Angolës dhe Republikën e Kongos, të planifikuara për të mërkurën më 20 dhe të enjten më 21 prill, shpjeguan burime nga Palazzo Chigi.

”Ministrat Di Maio dhe Cingolani do të përfaqësojnë qeverinë në misionin në Angola dhe Kongo më 20-21 prill. Misioni në mungesë së kryeministrit Draghi sepse ka rezultuar  pozitiv ndaj Covid-19”, konfirmuan burimet qeveritare.

Draghi ndodhet në shtëpinë e tij./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Shqipërisë i duhet një president normal, e kundërta e Metës
Artikulli tjetërTë ardhurat nga akciza 11.4 miliardë lekë