TIRANË, 19 prill/ATSH/ Të ardhurat nga akciza, përgjatë 3 muajve të parë të këtij viti janë realizuar në masën 11.4 miliardë lekë, 1 miliard lekë ose 9.9 % më shumë se viti 2021, si dhe 587 milionë lekë ose 4.9% më pak se plani i akcizës për 3-mujorin 2022.
Referuar raportit të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë mbi treguesit fiskalë, ndikim të rëndësishëm pozitiv në të ardhurat nga akciza dha rritja e importit të karburantit dhe cigareve.
Sipas MFE-së, të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 48.3 miliardë lekë, 10 miliardë lekë ose 26.2 % më shumë se 3-mujori 2021, si dhe 181 milionë lekë ose 0.4 % më shumë se plani i të ardhurave doganore për 3-mujorin e vitit 2022.
/r.e/













