TIRANË, 8 prill /ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar sot për vrasjen e dhjetëra civilëve në Kramatorsk, në Ukrainë.
“Vrasja e dhjetëra civilëve në Kramatorsk, Ukrainë, një ditë pasi u pezullua nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut për shkak të mizorive që ka kryer në Ukrainë është edhe më shumë një dëshmi e natyrës kriminale të agresionit rus”, tha Xhaçka.
Xhaçka theksoi se, “tashmë është e qartë se këto nuk janë raste të izoluara”.
“Vrasja e civilëve është bërë pjesë e rregullt e aktivitetit ushtarak të Rusisë”, tha ajo, teksa shtoi se, “bota duhet të bashkohet për të dënuar këtë luftë mizore, ilegale dhe regjimin kriminal që po e bën atë”.























