Ballina Ekonomi

Forcohet dollari, euroja humb terren

TIRANË, 4 prill /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me fundjavën, ndërsa euroja humbi terren.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.18 pikë dhe këmbehet me 110.12 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.18 pikë dhe këmbehet me 121.38 lekë.

Paundi britanik krahasuar me fundjavën e kaluar, u forcua me 0.06 lekë duke zbritur në kuotën 144.41 lekë.

Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 118.77 lekë, ose 0.09 lekë më pak se ditën e premte.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 110.12 +0.18
Euro EUR 121.38 -0.18
Poundi Britanik GBP 144.41 +0.06
Franga Zvicerane CHF 118.77 -0.19
Jeni Japonez (100) JPY 89.83 +0.09
Dollari Australian AUD 82.74 +0.13
Dollari Kanadez CAD 88.14 +0.08
Korona Suedeze SEK 11.70 -0.06
Korona Norvegjeze NOK 12.62 +0.08
Korona Daneze DKK 16.32 -0.02
SDR SDR 152.01 +0.03
Ari (OZ 1) XAU 212146.18 -445.90
Argjend (OZ 1) XAG 2722.97 +5.25
Juani Kinez (onshore) CNY 17.31 +0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 17.29 +0.02
Lira Turke TRY 7.49 0.00

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKalim kufiri me dokumente të falsifikuara, arrestohen 3 shtetas të huaj
Artikulli tjetërPolicia e Fierit procedon 2486 drejtues mjetesh