Ballina Flash

Policia e Fierit procedon 2486 drejtues mjetesh

TIRANË, 4 prill/ATSH – I. Vata/ Policia Rrugore e Fierit vijon kontrollet intensive për  ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore njofton se, kontrollet janë përqendruar kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti.

“Janë proceduar administrativisht gjithsej 2486 drejtues mjetesh. Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas që drejtonin automjetin në gjendje të dehur dhe 1 tjetër për drejtim të mjetit pa leje drejtimi. 1214 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë. Janë proceduar administrativisht 179 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit. 222 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.Janë vendosur 289 masa administrative për parakalime të gabuara. Janë pezulluar 111 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 5 të tjera për drejtimi mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.Janë vendosur 25 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse.Gjithashtu janë vendosur 457 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftim.

Policia Rrugore e Fierit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe të shëndetit të qytetarëve. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakForcohet dollari, euroja humb terren
Artikulli tjetërSi parashikohen avionët e ardhshëm?