SOFJE, 2 prill /ATSH-BTA/ – U rinovua sot shërbimi i fluturimeve direkte Sofje-Tiranë dhe fluturimi i parë në këtë linjë u nis nga terminali 2 i aeroportit të Sofjes, në orët e para të pasdites dhe është planifikuar të kthehet dy orë më vonë.
Fluturimet do të kryhen nga kompania ”GullivAir” të shtunave dhe të mërkurave.
Linja ajrore bullgare kryen gjithashtu shërbimin e rinovuar së fundmi të fluturimeve Sofje-Shkup.
Fluturimet kryhen të shtunave dhe të hënave.
Nga 17 qershori, ”GullivAir” do të ofrojë fluturime direkte edhe për në Selanik./ a.jor.






















