Ballina Flash

Parashikimi i motit, 3 prill 2022

TIRANË, 3 prill/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur edhe për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura, por nuk do të mungojnë intervalet e herëpashershme dhe të shkurtra me diell.

Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë territorin.

Lokalisht dhe në periudha afatshkurtra, parashikohen reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në zonat malore reshjet do të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të fryjë mesatare deri dhe e fortë nga kuadrati i jugut në të gjithë bregdetin dhe zonat luginore me shpejtësi mesatare 2-8m/s dhe maksimale 10-15m/s duke sjellë dallgëzim në dete të forcës 3 deri 5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/14 Re shi
Kukës 3/9 Re shi /borë
Lezhë 4/15 Re shi
Dibër 1/7 Re shi /borë
Durrës 6/16 Re shi
Tiranë 6/14 Re shi
Elbasan 3/15 Re shi
Berat 5/17 Re shi
Vlorë 5/14 Re shi
Korçë 0/8 Re shi/ borë
Gjirokastër 5/13 Re shi
Sarandë 5/13 Re shi
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBULLGARI – ”GullivAir” fillon fluturimet direkte Sofje-Tiranë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 03/4/2022