Ballina Flash

Këshilli i Qarkut dhe Prefektura e Tiranës, ndihma humanitare për Ukrainën

TIRANË, 29 mars /ATSH/ Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi së bashku me prefektin e Tiranës Afrim Qendro i kanë dorëzuar ambasadorit të Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, një sasi ndihmash humanitare, duke shprehur solidaritet për Ukrainën.

Këto ndihma do i bashkohen ndihmave që po dhurohen çdo ditë nga institucione, organizata e banorë të kryeqytetit, për t’iu gjendur pranë qytetarëve të Ukrainës.

“Së bashku me Prefektin e Tiranës, Afrim Qendro i dorëzuam Ambasadorit të Ukrainës në Shqipëri Volodymyr Shkurov një sasi ndihmash humanitare, që sado pak do i bashkohen ndihmave që po dhurohen çdo ditë nga institucione, organizata e banorë të kryeqytetit, për t’ju gjendur pranë qytetarëve të Ukrainës në këto momente dramatike të luftës për të shpëtuar me guxim kombin e tyre”, u shpreh Dalipi.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSERBI – Vuçiç kërkon fitoren e zgjedhjeve presidenciale që në raundin e parë
Artikulli tjetërKonjufca: Kosova dhe Shqipëria përballë sfidave duhet të jenë afër njëra-tjetrës