Ballina Ekonomi

Nga prilli zero taksa për pagat deri në 40 mijë lekë

TIRANË, 17 mars/ATSH/ Nga 1 prilli do të rritet pragu i pagës së pataksueshme, nga 30 mijë lekë që është aktualisht, në 40 mijë lekë.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se çdo i punësuar me një pagë deri në 40 mijë lekë nga data 1 prill do të ketë zero taksa.

Në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” përcaktohet se për pagat deri në 50 mijë lekë tatimi mbi të ardhurat është përgjysmuar, nga 13 % që është aktualisht në 6.5 %.

Kjo siguron që qytetarët me më pak të ardhura të paguajnë tatim më të ulët mbi të ardhurat nga paga.

Po ashtu, nga 1 prilli tatimi 23 % do të aplikohet në pagat mbi 200,000 lekë/muaj, nga 150,000 lekë/muaj që është aktualisht.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalluku: Mbrojmë konsumatorin nga çmimet e rritura të energjisë dhe produkteve të shportës
Artikulli tjetërSHBA – Blinken: Rusia po kryen krime lufte në Ukrainë