Ballina Aktualitet

Hoti: Votoni për veten tuaj

TIRANË, 6 mars/ATSH/Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, Luan Hoti ka votuar sot në orën 08:00 në Lagjen 1, në qendrën e votimit te Universiteti “Aleksandër Moisiu”.

Hoti ,pas votimit, ftoi sot qytetarët të dalin e të votojnë si njerëz të lirë.

“Kam vetëm një mesazh për qytetarët e Durrësit. I ftoj të dalin të votojnë, të votojnë si njerëz të lirë, të votojnë për familjet e tyre, për fëmijët e tyre, për të ardhmen e këtij qyteti”, tha para medieve Hoti.

Në bashkinë e Durrësit qytetarët kanë mundësi të zgjedhin mes kandidaturave të Ardian Mukës të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Emiriana Sako të Partisë Socialiste dhe Luan Hotit, Partia Demokratike. /m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZgjedhjet në 6 bashki, Rama: Ushtroni të drejtën themelore demokratike për të zgjedhur
Artikulli tjetërProces normal votimi në Durrës