Ballina Bota

FOKUS – Zelensky dhe Biden diskutojnë për koalicion kundër Putinit

KIEV, 25 shkurt /ATSH-UKRIFORM/- Une dhe presidenti amerikan Joe Biden diskutuan forcimin e sanksioneve kundër Rusisë, ndihmën e mbrojtjes për Ukrainën dhe një koalicion kundër luftës, shkruan në Twitter presidenti ukrainas Zelensky.

Falënderoj SHBA-në për mbështetjen e fortë për Ukrainën!”, shtoi Zelensky.

Më 24 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin i shpalli luftë Ukrainës dhe nisi një pushtim në shkallë të gjerë të vendit. Sulmet ajrore u nisën në një numër qytetesh të Ukrainës dhe u sulmuan objektet ushtarake të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Në Ukrainë u vendos ligji ushtarak. Presidenti Volodymyr Zelensky ka shpallur një mobilizim të përgjithshëm. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRusia përjashtohet nga Eurovizion 2022
Artikulli tjetërFOKUS- Scholz: Të dërgohen më shumë trupa të NATO-s në Evropën Lindore