Ballina Bota

FOKUS- Scholz: Të dërgohen më shumë trupa të NATO-s në Evropën Lindore

BERLIN, 25 shkurt /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi në një samit urgjent të NATO-s për nevojën për të dërguar më shumë trupa në anëtarët lindorë të aleancës pas sulmit të Rusisë në Ukrainë.

”Dislokimi do të marrë parasysh nevojat e sigurisë të partnerëve të NATO-s”, theksoi zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit.

Sulmi i presidentit Putin ndaj Ukrainës, nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë. Ai u dënua ashpër nga të gjithë anëtarët e NATO-s. Duke nisur këtë sulm, Rusia po vinte në rrezik paqen në Evropë”, shtoi Scholz.

Gjermania do të sigurojë gjithashtu ushtarë dhe sisteme armësh shtesë për të mbrojtur partnerët e saj të NATO-s në Evropën Lindore. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Zelensky dhe Biden diskutojnë për koalicion kundër Putinit
Artikulli tjetërHELSINKI – Lufta në Ukrainë rrezikon ndërtimin e stacionit bërthamor në Finlandë