Ballina Aktualitet

Ambasadori italian: Qasja e Evropës ndaj Ballkanit Perëndimor nuk ndryshon

TIRANË, 25 shkurt /ATSH/ Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci deklaroi sot se, situata në Ukrainë tregon se sa e rëndësishme është që Evropa të lejojë dhe të pranojë një shtrirje më të gjerë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nga Korça ku mori pjesë në një takim me drejtues të Universitetit, ambasadori Bucci komentoi zhvillimet në Ukrainë si edhe qëndrimin e BE, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa dënoi agresionin rus në Ukrainë, Bucci tha se e ardhmja e Ballkanit është një e ardhme evropiane.

“Qasja e Evropës ndaj Ballkanit Perëndimor nuk ndryshon, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është një e ardhme evropiane dhe Shqipëria, shpresoj të ketë këtë vit një afrim më shumë me integrimin në BE”, tha ai.

“Ne dënojmë situatën që është duke u zhvilluar. Pra e ardhmja e Ballkanit është një e ardhme evropiane”, u shpreh ai.

Ambasadori italian theksoi se, kjo situatë tregon edhe më tepër se sa e nevojshme është që Evropa të lejojë dhe të pranojë një shtrirje më të gjerë në vendet e Ballkanit.

I pyetur nëse do të ketë një datë për Shqipërinë, për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare, Bucci theksoi se, “Italia ka qenë gjithnjë në rresht të parë për të mbështetur anëtarësimin e shteteve të Ballkanit në Evropë”.

“Kjo situatë në Ukrainë tregon edhe më tepër se sa e nevojshme është që Evropa të lejojë dhe të pranojë një shtrirje më të gjerë në vendet e Ballkanit”, u shpreh ai.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLETONI – Presidenti Levits: Rusia të izolohet si Koreja e Veriut
Artikulli tjetërGJKKO lë në burg ish-ministrin Koka