Ballina Aktualitet

Sako në Xhafzotaj: Këtë vit përfundojmë rindërtimin

TIRANË, 22 shkurt/ATSH/ Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako, njëkohësisht kandidate në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, zhvilloi sot një takim me banorë të Xhafzotajt, në njësinë administrative Rrashbull.
Sako theksoi vëmendjen që i ka kushtuar Bashkia dhe qeveria kësaj zone, nëpërmjet investimeve të rëndësishme që janë bërë.
Ajo tha se vetëm në këtë zonë janë rehabilituar 11 akse të brendshme rrugore.
Po ashtu, Sako solli në vëmendje ndërtimin e rrjetit të ri 20 kW, si dhe ndërtimin e ujësjellësit të ri, që ka përmirësuar ndjeshëm furnizimin me ujë për banorët e kësaj zone.
Sako premtoi se “këtë vit do të vazhdojmë me të tjera investime, si ndërtimi i dy akseve të reja rrugore, rikonstruksioni i fasadave të pallateve 5-katëshe, si dhe ndërtimi i një këndi lojërash për fëmijët e zonës”.
“Kemi përfundimin total të procesit të rindërtimit. Është detyra jonë kryesore që të vijojmë punën dhe projektet madhore që kemi nisur për të realizuar sa më shpejt vizionin tonë për këtë qytet”, tha ajo.
/m.m/a.a/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCilat janë shkaqet e vështirësisë në frymëmarrje?
Artikulli tjetërNano: Objektiv madhor, zhdukja e fenomenit të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit