Ballina Flash

COVID-19, MSH: 251 të infektuar dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit

TIRANË, 7 shkurt/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1766 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 251 qytetarë.

Sipas ministrisë kanë rezultuar pozitivë: 113 qytetarë në Tiranë, 16 në Vlorë, nga 15 qytetarë në Fier, Lushnjë, 14 në Durrës, 12 në Berat, 6 në Mallakastër, nga 5 qytetarë në Devoll, Pogradec, Lezhë, 4 në Përmet, nga 3 qytetarë në Gramsh, Poliçan, Sarandë, Delvinë, Kurbin, Mirditë, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Vorë, Kavajë, Bulqizë, Roskovec, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar, nga 1 qytetar në Kolonjë, Dropull, Gjirokastër, Dibër, Tropojë, Has, Kukës.

Janë 12,606 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Ministria bën të ditur se aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 126 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit ka shtatë humbje jete me SARS-COV-2 pozitiv: një qytetar nga Himara 65 vjeç, një qytetare nga Korça 66 vjeçe, një qytetar nga Fieri 79 vjeç, një qytetar nga Shkodra 85 vjeç, dy qytetarë nga Kavaja të moshave 79 e 87 vjeç, një qytetare nga Tirana 88 vjeçe.

Ndërkohë janë shëruar 1246 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 248,882 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (07 shkurt 2022)

Raste të reja ditore 251
Të shëruar në 24 orë 1246
Të shtruar në spitale 126
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 1766

Testime totale 1,695,141
Raste pozitive 264,875
Raste të shëruara 248,882
Raste aktive 12,606
Humbje jete 3,387

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4887
Fier 1596
Shkodër 1347
Vlorë 856
Elbasan 832
Gjirokastër 765
Berat 668
Lezhë 501
Korçë 459
Durrës 326
Kukës 265
Dibër 104

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKandidon për bashkinë e Shkodrës, Angoni jep dorëheqjen si prefekte
Artikulli tjetërGjermania mbështet me 2.4 milionë euro trajnimin profesional të të rinjve në Shqipëri