Ballina Flash

Luiza Gega rekord të ri në Francë, Veliaj: Rezultati kur fondet shkojnë tek talentet

TIRANË, 5 shkurt/ATSH/- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përgëzoi sot atleten Luiza Gega, e cila arriti një tjetër sukses me rekordin e saj më të fundit në “Meeting de Miramas”, në Francë.

Veliaj nënvizon faktin se një pjesë e kësaj arritjeje për Shqipërinë, i dedikohet edhe Federatës së Atletikës që mbështet talentet.

“Ja rezultati kur sporti hapet, kur ka votime të ndershme, kur federata, si ajo e atletikës, mbështet sportistët e jo Presidentin, e kur ka transparencë e fondet shkojnë tek talentet. Bravo Luiza Gega, goca jonë e KS TIRANA që na bën krenar,” shprehet Veliaj.

Luiza Gega shënoi rekordin e ri, 8:50.08 në garën e 3000 metrave në salla të mbyllura, në Miramas.

Paraqitja e atletes së Tiranës u shpall edhe si “best performance” e të gjithë eventit, pasi krijoi një shkëputje të madhe nga rivalet në një turne ku merrnin pjesë sportistë elitarë dhe medalistë olimpikë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKQZ kërkesë informacioni bashkisë së Durrësit lidhur me pretendimet e opozitës
Artikulli tjetërPD ankimon në KQZ regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”