TIRANË, 4 shkurt/ATSH – I. Vata/ Batalioni i Forcave Speciale i Regjimentit të Operacioneve Speciale në Forcën Tokësore po zhvillon një stërvitje në kushte ekstreme të motit dhe me praninë e dëborës, në Voskopojë të Korçës.
Kjo stërvitje po mbahet në kuadër të planit vjetor stërvitor të Forcës Tokësore, e cila po teston kapacitetet operacionale në stërvitjen dimërore “Selita 02”.
Pjesë e stërvitjes, veç operimit në kushte të vështira të motit dhe terrenit malor është testimi i kapaciteteve të dislokimit dhe realizimi i goditjes së objektit si dhe ridislokim në garnizon.
Pamje të stërvitjes 72-orëshe të Forcave Speciale janë ndarë edhe nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ku shfaqen efektivët të pajisur më veshje kamuflazh të dëborës, ski dhe pajisje të tjera të nevojshme gjatë stërvitjes në kushte ekstreme.
/j.p/r.e/























