Ballina Ekonomi

Hapet rruga për mjetet e tonazhit të rëndë në drejtim të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut

TIRANË, 2 shkurt /ATSH/ Hapet rruga për mjetet e tonazhit të rëndë në drejtim të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

“Nga autoritetet e policive greke dhe maqedonase, jemi njoftuar se është lejuar lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë (kamiona) në drejtim të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Bllokimi i kalimit të mjeteve të tonazhit të rëndë u bë dje për shkak të reshjeve të dendura të borës në Maqedoninë e Veriut si edhe në Greqi.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Stoltenberg: Dislokimi i trupave amerikane në Evropë një sinjal i fuqishëm
Artikulli tjetërCOVID-19 – Finlanda heq gradualisht masat kufizuese të pandemisë