LONDËR, 28 janar /ATSH-DPA/- Varianti Omicron që po monitorohet nga ekspertët ka shënuar norma më të larta të rritjes se versioni origjinal dhe transmetimi i tij midis kontakteve familjare ka të ngjarë të jetë më i lartë, raportoi sot Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Britaninë e Madhe (UKHSA).
Lloji BA.2 është një nën-variant i variantit origjinal Omicron tashmë dominuesi i njohur si BA.1.
UKHSA njoftoi se që prej 24 janarit u konfirmuan 1072 raste me variantin BA.2 në Angli.
Agjencia tha se norma e BA.2 ishte në rritje krahasuar me BA.1 në të gjitha rajonet e Anglisë ku ishin identifikuar raste të mjaftueshme për ta vlerësuar atë.
“Ndërsa normat e rritjes mund të mbivlerësohen në analizat e para të një varianti të ri, avantazhi i dukshëm i rritjes është aktualisht thelbësor”, shtoi ajo.
Analiza e gjurmimit të kontakteve sugjeron se transmetimi midis 27 dhjetorit dhe 11 janarit ka të ngjarë të jetë më i lartë midis kontakteve të rasteve BA.2 në familje (13.4 për qind), sesa ato të kontakteve të rasteve të tjera të Omicron (10.3 për qind).
Por agjencia paralajmëroi se gjetjet duhet të interpretohen me kujdes pasi studimet e hershme mund të ndryshojnë shpejt pas identifikimit të varianteve të reja.
Një vlerësim paraprak nuk u gjetën prova që vaksinat do të ishin më pak efektive kundër sëmundjes simptomatike të BA.2. //a.i/























