Ballina Flash

​Osmani: Distria është fytyra dhe nderi i Kosovës

PRISHTINË, 28 janar/ATSH/ Presidentja Vjosa Osmani, u shpreh e lumtur me suksesin e radhës të xhudistes Distria Krasniqi që u shpall e artë në Grand Prix të Portugalisë.

Osmani tha se Distria është fytyra e shtetit tonë, ajo është nderi dhe krenaria.

“Disi jonë fitoi medaljen e artë në Grand Prix të Portugalisë. Krenare që sportistët tanë vazhdimisht po demonstrojnë formë fantastike në gara ndërkombëtare, duke e nderuar veten dhe shtetin. Distria është fytyra e shtetit tonë, ajo është nderi dhe krenaria! I lumtë që me sukseset e saj prej kohësh është bërë ikona e Kosovës së sotme!”, shkroi Osmani.

Kampionia olimpike Distria e nisi vitin 2022 në mënyrën me të mirë të mundshme duke marrë një medalje të artë.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Pastrim i hapësirave të kthyera në vendndodhje të turpshme mbetjesh
Artikulli tjetërBM – Lloji i fundit i Omicron norma më të larta të rritjes