Ballina Aktualitet

Balla: PS, e vetmja fuqi ndryshimi ku të rinjtë duhet të besojnë

TIRANË, 15 janar/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla uroi sot 30-vjetorin e Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë.

Ndërsa ndau një video të rrugëtimit politik të këtij Forumi, Balla vlerësoi se PS ka ditur t’i japë të rinjve shumë mbështetje dhe përfaqësim.

“Shumë krenar që rrugëtimin tim në politikën shqiptare e kam nisur në FRESSH. Shumë krenar për Partinë Socialiste që ka ditur t’i japë të rinjve shumë mbështetje dhe përfaqësim”, tha Balla.

Sipas tij, “Partia Socialiste është e vetmja fuqi ndryshimi, ku të rinjtë duhet të besojnë”, /m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjiknuri për 30-vjetorin e themelimit të FRESH: E ardhmja është këtu
Artikulli tjetër23 vite nga Masakra e Reçakut