Ballina Flash

COVID-19, qendër e re vaksinimi në Portin e Durrësit

TIRANË, 7 janar/ATSH/ Pranë njësisë së epidemiologjisë në Portin e Durrësit është hapur një qendër e posaçme vaksinimi anti-COVID.

Autoriteti Portual i Durrësit bëri të ditur se qendra e posaçme e vaksinimit është në funksion të personelit të Autoritetit Portual Durrës apo agjencive detare, të cilët ende nuk e kanë kryer vaksinim.

“Pranë njësisë së epidemiologjisë në Portin e Durrësit në bashkëpunim me njësinë vendore të kujdesit shëndetësor në Durrës është hapur një qendër e posaçme vaksinimi në funksion të personelit të Autoritetit Portual Durrës apo agjencive detare, të cilët ende nuk e kanë kryer vaksinim”, deklaroi APD.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBushati për ATSH: Posta Shqiptare me shërbim të shtuar për shpërndarjen e bonusit dhe pensioneve në ditët e festave të dhjetorit
Artikulli tjetërPërurohet Pallati i ri i Sportit i lojërave me dorë “Farie Hoti”