Ballina Aktualitet

Reshje bore në Kukës, qarkullimi i mjeteve me pajisje dimërore

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/- Territori i Qarkut të Kukësit është përfshirë nga reshje bore duke sjell vështirësi në disa akse rrugore për drejtuesit e automjeteve.

Policia e Kukësit bën të ditur se në disa akse rrugore është i domosdoshëm përdorimi i zinxhirëve dhe gomave dimërore.

“Në aksin rrugor Kukës –Arrën është i bllokuar nga bora. Aksi Bicaj- Bushtricë-Peshkopi, Kukës –Shëmri, Kukës- Qaf Tobli, Krumë, Bajram-Curri -Valbonë dhe Bajram-Curri -Lekbibaj janë të kalueshëm vetëm me pajisje dimërore. Të gjitha akset e tjera rrugore janë të kalueshme”, bën të ditur policia.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Kukësit pavarësisht temperaturave atmosferike  të ulëta, ndodhen në shërbim në të gjitha akset rrugore kryesore, për të drejtuar qarkullimin rrugor, me qëllim parandalimin e çdo aksidenti sado i vogël të jetë ai, si dhe për t’i ardhur në ndihmë çdo drejtuesi mjeti që mund të ketë probleme.

Policia e Kukësit ju bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës të tregojnë kujdes, të përdorin pajisjet dimërore për automjetet, si dhe të respektojnë sinjalistikën.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇfarë është vetëvlerësimi?
Artikulli tjetërPrurjet nga remitancat 541 milionë euro