Ballina Ekonomi

Prurjet nga remitancat 541 milionë euro

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Banka e Shqipërisë bën të ditur se, për 9-mujorin e 2021, paratë që emigrantët dërgojnë në familjet e tyre arritën në 541 milionë euro, duke shënuar nivelin më të lartë në dekadën e fundit.

Krahasuar me një vit më parë prurjet e emigrantëve u rritën me 15%.

Sipas tremujorëve, rezulton se niveli më i lartë i prurjeve u shënua në korrik-shtator 2021, me 200 milionë euro, që përkon me periudhën e verës kur shtohet dhe fluksi i emigrantëve që vijnë për pushime.

Italia dhe Greqia kryesojnë si vendet prej nga vinë prurjet më të larta, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që jetojnë e punojnë në shtetet fqinje. Më pas vjen Anglia,  Gjermania. /a.a/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReshje bore në Kukës, qarkullimi i mjeteve me pajisje dimërore
Artikulli tjetërGJERMANI – Çmimet e larta të energjisë rrisin inflacionin në një nivel rekord që nga viti 1992