Ballina Flash

2,186,082 vaksinime anti-COVID deri tani

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Vaksinimi masiv anti-COVID vijon në të gjitha pikat e përqendruara të vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet në kuadër të aksionit kombëtar “derë më derë”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu informoi sot se prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 2,186,082 doza të vaksinës ndaj COVID-19.

Vetëm ditën e sotme janë kryer 9 565 vaksinime.

Vaksinimi ndaj COVID-19 është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE-ja vendos sanksione ndaj Wagner Group
Artikulli tjetërParashikimi i motit, 11 dhjetor 2021