NJU-JORK, 3 nëntor /ATSH-AA/ – Në SHBA është miratuar përdorimi i vaksinës Pfizer/BioNTech te fëmijët e moshës 5-11 vjeç.
“Ekspertët vlerësuan të përshtatshme administrimin e një doze pediatrike 10 mikrogramëshe të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër COVID-19 te 28 milionë fëmijë midis 5-11 vjeç”, njoftoi Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Pfizer ka filluar të dërgojë miliona doza të vaksinës nëpër farmaci dhe vaksinimi mund të fillojë që nga sot.
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) më 29 tetor miratoi përdorimin urgjent të vaksinës për fëmijët e moshës 5-11 vjeç./ /ervo/





















