Ballina Bota

SHBA – FED planifikon uljen e mbështetjes monetare për ekonominë

UASHINGTON, 3 nëntor /ATSH-AFP/ – Banka Qendrore Amerikane (FED) njoftoi sot se do të fillojë në nëntor reduktimin e mbështetjes së saj monetare për ekonominë, në fuqi që nga fillimi i pandemisë, falë progresit të bërë nga ekonomia dhe ndërsa inflacioni është i lartë.

FED do të reduktojë blerjet e aseteve të saj, aktualisht 120 miliardë dollarë në muaj, në 15 miliardë dollarë në muaj dhe thotë se është gati të “rregullojë” këtë ritëm sipas evolucionit të ekonomisë.

Nga ana tjetër, normat do të mbeten në intervalin 0 deri në 0,25 për qind.

Ato u ulën në mars 2020, ndërsa epidemia COVID-19 po përhapej në SHBA./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – SHBA miraton përdorimin e vaksinës Pfizer për grupmoshën 5-11 vjeç
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e enjte 4 nëntor 2021