Ballina Flash

COVID-19 – EMA shqyrton përshtatshmërinë e Pfizer/BioNTech për fëmijët e vegjël

AMSTERDAM, 18 tetor /ATSH-DPA/ – Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka njoftuar rishikimin e provave klinike në lidhje me efektet e vaksinës antiCOVID-19 TË Pfizer/BioNTech te fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç.

Aktualisht në BE, vaksina është e licencuar vetëm për ata të moshës 12 vjeç e lart.

Prodhuesit Pfizer/BioNTech kanë përcjellë të dhënat që kanë mbledhur gjatë provave të tyre në grupmoshat më të reja.

Me sa duket, të dhënat e studimit tregojnë se vaksina tolerohet mirë nga fëmijët në këtë grupmoshë, të cilët do të marrin vetëm një të tretën e dozës së të rriturve, si edhe prodhon një përgjigje të qëndrueshme imune.

Sipas EMA-s, ekspertët e saj tashmë po rishikojnë të dhënat e studimit.

Një rekomandim për zgjatjen e miratimit të vaksinës pritet brenda muajve të ardhshëm.

Rregullatori amerikan, FDA, po rishikon një kërkesë të ngjashme nga Pfizer/BioNTech, me një vendim që pritet brenda javëve./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVaksinimi i studentëve, Rama: Universitetet vendosin nëse do t’i pranojnë të pavaksinuarit
Artikulli tjetërKriza energjetike, Rama: Do të vendosim mburojën për familjet dhe për biznesin e vogël me çdo kusht