Ballina Ekonomi

Siguria ushqimore, 125 kontrolle, asgjësohen 6773 tonë produkte ushqimore

TIRANË, 27 shtator/ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në njësitë e tregtimit ushqimor, në kuadër të sigurisë ushqimore.

Sipas AKU-së, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 125 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të biznesit ushqimor të kategorive të ndryshme.

“Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 13 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore. Gjithashtu u asgjësuan 6773 tonë produkte ushqimore”, bën të ditur AKU.

Sipas AKU-së, inspektorët kanë marrë 26 mostra në produkte ushqimore të natyrave të ndryshme.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakXhaçka me ministrin e Jashtëm të Maltës: Epokë e re bashkëpunimi
Artikulli tjetërSHBA – Biden vaksinohet me dozën përforcuese antiCOVID-19