Ballina Bota

SHBA – Biden vaksinohet me dozën përforcuese antiCOVID-19

UASHINGTON, 27 shtator /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Joe Biden, 78 vjeç, mori sot dozën e tij të tretë të vaksinës antiCOVID-19 drejtpërdrejt në televizion, për të inkurajuar amerikanët që të bëjnë të njëjtën gjë.

“Doza përforcuese është e rëndësishme, por gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë është të imunizojmë më shumë njerëz”, tha Biden.

Javën e kaluar, SHBA-ja autorizoi injektimin e një doze përforcuese të vaksinës antiCOVID-19 të Pfizer për personat 65 vjeç e lart, për ata që janë në “rrezik”, si edhe për punonjësit veçanërisht të ekspozuar ndaj virusit.

Biden tashmë ka inkurajuar ata që kanë të drejtë për dozën përforcues që të vaksinohen me të, si një mjet kundër pandemisë së koronavirusit të ri.

Rreth 60 milionë amerikanë tashmë kanë të drejtë të marrin një dozë të tretë të vaksinës antiCOVID-19 të Pfizer, gjashtë muaj pas injektimit të dozës së dytë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria ushqimore, 125 kontrolle, asgjësohen 6773 tonë produkte ushqimore
Artikulli tjetërOsmani takon drejtuesit e institucioneve të sigurisë