Ballina Flash

Trajleri bllokon rrugën Kavajë-Durrës, devijohet qarkullimi në rrugë alternative

TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Policia e Shtetit informoi sot se në aksin rrugor Kavajë-Durrës, në dalje të Kavajës, është batuar një trajler, pa shkaktuar probleme në njerëz, por vetëm me dëme materiale dhe për pasojë është bllokuar lëvizja e automjeteve.

Nisur nga fakti se trajleri është i tonazhit të rëndë dhe për ta lëvizur nga rruga duhet kohë, pasi po shkon në vendngjarje një mjet i tonazhit të rëndë, Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që duan të qarkullojnë në drejtim të Tiranës, të përdorin rrugën Rrogozhinë-Elbasan-Tiranë ose rrugë dytësore alternative.

Shërbimet e Policisë janë në detyrë dhe po punojnë intensivisht për zhbllokimin e rrugës dhe për të orientuar drejtuesit e automjeteve për të qarkulluar në rrugë alternative dytësore ose në rrugën Rrogozhinë-Elbasan-Tiranë.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSituata në veri të Kosovës e pasqyruar përmes fotografive
Artikulli tjetërMuzhaqi takim me Këshillin Kombëtar Rinor: Rol të rëndësishëm në hartimin e Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029