Situata në veri të Kosovës e pasqyruar përmes fotografive

PRISHTINË, 23 shtator/ATSH/- Sot është dita e katërt kur forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë në Jarinjë dhe Bërnjakë për të ruajtur situatën e krijuar pas vendosjes së reciprocitetit për targa.

KosovaPress sot ka qëndruar në kufirin në Jarinjë dhe ashtu edhe sikurse ditët e kaluara, situata ka qenë e qetë dhe pa ndonjë incident.

Tashmë vihet re edhe një numër më i vogël i protestuesve, disa prej të cilëve po qëndrojnë edhe në tenda.

Ndërsa policia që është vendosur nëpër pika të ndryshme përgjatë zonës së kufirit, po mban situatën nën kontroll.

Fotografitë e realizuara nga KosovaPress pasqyrojnë situatën momentale atje.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.