TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Nju-Jork në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Gjatë qëndrimit në Nju-Jork kreu i qeverisë Rama zhvilloi disa takime me personalitete të larta amerikane dhe liderë të Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri Rama publikoi disa fotografi nga këto takime.
“Fotoalbum nga disa takime në Nju-Jork, ku pata privilegjin e një bisede miqësore me legjendën e politikës së jashtme amerikane, Henry Kissinger”, shprehet Rama.
Kryeministri Rama mori pjesë gjithashtu në një darkë jozyrtare me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork të shtruar nga Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë si edhe zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell.
/j.p/r.e/























