Ballina Ekonomi

Eksportet e tekstileve dhe këpucëve, 72 miliardë lekë

TIRANË, 21 shtator/ATSH/ Eksporti i tekstileve dhe këpucëve, që përbën një zë të rëndësishëm të tregtisë së jashtme të Shqipërisë, ka shfaqur shenja rikuperimi gjatë 8-mujorit të parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Por sërish ishin më të ulëta, krahasuar me 8-mujorin e 2019, që përkon me periudhën para pandemisë.

Referuar të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, eksportet e këtij grupi arritën 72.1 miliardë lekë gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, kur në 8 mujorin e 2019-ës ato llogariteshin mbi 80 miliardë lekë. Ndërsa gjatë 8-mujorit të vitit 2020 eksportet e tekstileve dhe këpucëve ishin 66.6 miliardë lekë.

Industria fason ka një peshë specifike në eksportet shqiptare dhe në punësim. Kjo industri kontribuon me 38 % në totalit të eksporteve dhe angazhon 45 % të forcës punëtore.

Falë avantazheve të tilla si pozicioni gjeografik i vendit, kuadri ligjor me standardet e BE-së, kosto e ulët e transportit dhe infrastrukturës, fuqisë punëtore, e gatshme për të punuar në këtë sektor, por edhe investimeve të larta të kompanive në makineri dhe pajisje, vitet e fundit kemi zgjerim të eksporteve drejt tregjeve të reja dhe disa kompani po shkojnë drejt mbyllje së plotë të ciklit.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSezoni veror solli mbi 75 mijë udhëtarë vendas dhe të huaj në liqenin e Komanit, Fierzës dhe lumin e Shalës
Artikulli tjetërAFGANISTAN – Talebanët letër OKB-së për pjesëmarrjen në Asamblenë e Përgjithshme