Ministria e Shëndetësisë: 872 raste të reja dhe 7 humbje jete nga COVID-19

TIRANË, 21 shtator/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 5175 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 872 qytetarë.

Sipas MSHMS, rastet e reja janë në këto bashki: 272 raste në Tiranë, nga 70 raste në Shkodër, Fier, 60 në Vlorë, 43 në Durrës, 34 në Sarandë, 33 në Elbasan, 17 në Pogradec, nga 15 raste në Kukës, Lushnjë, 14 në Lezhë, nga 13 raste në Vau i Dejës, Vorë, Mallakastër, nga 12 raste në Kurbin, Korçë, 11 në Kuçovë, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Berat, nga 9 raste në Dimal, Gjirokastër, Kavajë, Krujë, 8 në Gramsh, 7 në Dibër, nga 6 raste në Pukë, Tepelenë, Devoll, nga 5 raste në Shijak, Has, nga 4 raste në Kamëz, Divjakë, Himarë, Delvinë, Libohovë, Këlcyrë, Cerrik, Peqin, nga 3 raste në Skrapar, Përmet, Bulqizë, nga 2 raste në Tropojë, Mirditë, Mat, Kolonjë, Poliçan, nga 1 rast në Librazhd, Memaliaj, Dropull, Klos, Rrogozhinë.

“Janë 12,745 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 224 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar”, informon Ministria.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, 7 qytetarë: 5 qytetarë nga Tirana të moshave 67 vjeç deri 79 vjeç, 1 qytetar 64 vjeç nga Durrësi, 1 qytetar 64 vjeç nga Berati.

“Janë shëruar 820 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 148,937 që nga fillimi i epidemisë”, bën të ditur Ministria.

Statistika (21 shtator 2021)
Raste të reja ditore        872
Të shëruar në 24 orë      820
Të shtruar në spitale      224
Humbje jete në 24 orë    7
Testime ditore                5175
Testime totale              1,160,896
Raste pozitive               164,276
Raste të shëruara          148,937
Raste Aktive                  12,745
Humbje jete                    2,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë             5422
Shkodër          1277
Durrës            1229
Fier                1195
Vlorë               744
Lezhë              590
Elbasan           667
Berat               495
Korçë               327
Kukës              313
Gjirokastër       263
Dibër               223
/a.a/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.