COVID-19 – Gjermania nis fushatën mbarëkombëtare të vaksinimit

BERLIN, 13 shtator /ATSH-DPA/ – Një fushatë mbarëkombëtare vaksinimi fillon në Gjermani nga sot, në një përpjekje për të përshpejtuar shkallën e vaksinimeve të koronavirusit para dimrit.

Përveç vendeve të zakonshme ku ofrohen vaksina, çdokush mund të vaksinohet falas dhe pa prenotim në në të gjithë vendin, për shembull në biblioteka, qendra tregtare dhe xhami.

Ministri i Kancelarisë, Helge Braun deklaroi se ”plani i vaksinimit do të vazhdojnë gjatë javëve të ardhshme”.

”Koha e fushatës së re zgjedhore ka për qëllim të shmangë një valë më të gjerë infeksionesh në dimër”, theksoi ai.

“Nuk ka qenë kurrë më e lehtë për të bërë një vaksinë. Nuk ka qenë kurrë më e shpejtë’’, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel duke u bërë thirrje qytetarëve të përfitojnë nga kjo nismë.

Aktualisht, rreth 62% e njerëzve në Gjermani janë plotësisht të vaksinuar kundër koronavirusit.

Sipas ekspertëve, të paktën 75% e njerëzve duhet të vaksinohen për të sheshuar valën e katërt dhe shumë më tepër për ta parandaluar atë./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.