Ballina Flash

Twitter ofron heqjen e përdoruesve pa i bllokuar ata

MILANO, 8 shtator /ATSH-ANSA/ – Twitter ka filluar të testojë një nga risitë e para që është pjesë e një grupi të ri përditësimesh, që synojnë privatësinë.

Siç lexojmë nga cicërima që konfirmon funksionin, bëhet fjalë për mundësinë e kryerjes së një “bllokimi të lehtë” të ndjekësve, që mund të zbatohet nga kushdo.

Në praktikë, ju mund t’i heshtni përkohësisht përdoruesit, pa i hequr plotësisht ata nga lista juaj.

Karakteristika po testohet në versionin në internet të Twitter, por pritet të arrijë së shpejti në aplikacionin iOS dhe Android.

Sipas postimit të dërguar nga llogaria zyrtare e mikroblogut, ndjekësit mund të hiqen nga lista e faqes në profil: thjesht klikoni në menunë me tri pika pranë emrit të një ndjekësi, pastaj në “Hiq ndjekësin” dhe cicërimat reciproke nuk do të shfaqen më në tabelat e tyre përkatëse.

Ky është një operacion “i butë”, sepse është i ndryshëm nga bllokimi total i dikujt, që gjithashtu parandalon dërgimin e mesazheve të drejtpërdrejta.

Kjo është vetëm lëvizja e fundit për t’u dhënë abonentëve më shumë kontroll mbi aktivitetet e tyre në internet./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria u prek ndjeshëm nga pandemia COVID-19, por iu përgjigj fuqishëm krizës
Artikulli tjetërKurti: Tema diskutimi ndërmjet Kosovës dhe Brukselit, por jo edhe me Serbinë