Ballina Flash

TEKNOLOGJI- Tik Tok do të lidhë llogarinë e prindërve me atë të fëmijëve të tyre adoleshentë

PEKIN -3 shtator /ATSH-DPA/ – Rrjeti social TikTok njofton zgjerimin e mjeteve brenda funksionit ‘Family Link’.

Kjo është mundësia që prindërit të lidhin llogarinë e tyre TikTok me atë të fëmijëve të tyre adoleshentë, për të mundësuar një sërë cilësimesh në lidhje me përmbajtjen dhe privatësinë.

Risitë e nisura sot u zhvilluan këtë herë me adoleshentët, së bashku me ekspertët e sigurisë të organizatës Internet Matters. Një hap tjetër që synon mbështetjen e prindërve dhe kujdestarëve të të miturve në rolin e tyre mbështetës në udhëtimin e adoleshentëve në botën dixhitale.

Në veçanti, prezantohen pesë këshilla që vijnë nga adoleshentet: “Më ndihmo të kuptoj rregullat”, “Ji i hapur për dialog”, “Mos u frikëso nëse diçka nuk shkon”, “Më beso”, “Respekto privatësinë time”.

Për më tepër, llogaria e një prindi ose kujdestari që është e lidhur tashmë me llogarinë e një të mituri përmes funksionit Family Linking tani do të marrë një njoftim duke i ftuar ata të mësojnë më shumë rreth mbështetjes që adoleshentët duan të marrin dhe këshillave që u nevojiten.

”Mund të jetë e vështirë të pranohet që një adoleshent ju kërkon të mos e ndiqni në një platformë: është e natyrshme të shqetësoheni se duan të fshehin diçka nga ju, por në përgjithësi ata thjesht duan të kenë një hapësirë ​​ku mund të takohen me miqtë pa u ndjerë të kontrolluar”., theksoi kompania. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Pasardhësi i Merkelit emëron ekipin e ri të fushatës së shtatorit
Artikulli tjetërGjatë 7-mujorit të 2021-shit u importuan afërsisht 5 mijë tonë kafe