Ballina Ekonomi

Gjatë 7-mujorit të 2021-shit u importuan afërsisht 5 mijë tonë kafe

TIRAN, 3 shtator/ATSH/ Lehtësimi i masave antikovid përgjatë sezonit veror, që u shoqërua me hapjen e bareve dhe restoranteve apo zgjerimin e fashës orare të lëvizjes, çuan në rritjen e konsumit të kafesë në vend.

Sipas statistikave fiskale të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, importi i kafesë gjatë 7 muajve të parë të këtij viti u rrit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjatë 7-mujorit të parë të vitit 2021 u importuan afërsisht 5 mijë tonë kafe.

Krahasuar me 7-mujorin e vitit 2021, gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti u importuan rreth 10 % kafe më shumë. Në 7-mujorin e vitit 2020 u importuan 4615 tonë kafe.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEKNOLOGJI- Tik Tok do të lidhë llogarinë e prindërve me atë të fëmijëve të tyre adoleshentë
Artikulli tjetërNyja “Shqiponja”, hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli nr. 5