SHKUP, 31 gusht /ATSH-AA/ – Maqedonia e Veriut ka regjistruar 299 raste të tjera dhe 32 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka arritur në 175 624, ndërsa ai i viktimave në 5 901.
Institucionet shëndetësore regjistruan 534 pacientë të tjerë të shëruar, duke e çuar në 155 646 numrin e përgjithshëm të tyre.
Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 14 077./ /ervo/






















