Ballina Bota

MV – 29 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

SHKUP, 25 gusht /ATSH-AA/ – Maqedonia e Veriut ka regjistruar 1 166 raste të reja dhe 29 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka arritur në 171 576, ndërsa ai i viktimave në 5 755.

Institucionet shëndetësore regjistruan 232 pacientë të tjerë të shëruar, duke e çuar në 153 148 numrin e përgjithshëm të tyre.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në MV është 12 673./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakStrehimi i afganëve, Soreca takon Xhaçkën dhe Çuçin: Populli afgan meriton të jetojë në siguri e dinjitet
Artikulli tjetërIRAN – Qeveria Raisi merr besimin e parlamentit