Ballina Bota

IRAN – Qeveria Raisi merr besimin e parlamentit

TEHERAN, 25 gusht /ATSH-AFP/ – Ekzekutivi i ri iranian fitoi sot besimin e parlamentit dhe presidenti Ebrahim Raïssi u zotua të punojë duke pasur parasysh sfidat me të cilat përballet vendi i tij.

Pas pesë ditësh të debate dhe dëgjime në parlament, Madjles (Asambleja) miratoi 18 nga 19 ministrat e paraqitur nga fituesi ultra-konservator i zgjedhjeve presidenciale në qershor.

Në Republikën Islamike të Iranit, ku fuqia e vërtetë është në duart e Udhëheqësit Suprem, Ayatollah Ali Khamenei, në detyrë që nga viti 1989, Raissi trashëgon një situatë të vështirë.

“Nga nesër në mëngjes, ne do të mbajmë mbledhjen e parë të kabinetit. Qeveria do të fillojë punën pa humbur asnjë minutë dhe do të punojë ditë e natë”, u tha Raisi deputetëve, pak para votimit.

“COVID-19 dhe nevoja për vaksinim të përgjithshëm janë përparësia jonë kryesore”, shtoi ai.

Irani është mbytur financiarisht nga sanksionet e rivendosura nga Uashingtoni, pas vendimit të vitit 2018 nga ish -presidenti amerikan, Donald Trump, për të dalë nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore me Iranin, e lidhur tre vjet më parë në Vjenë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMV – 29 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit
Artikulli tjetër“Shqipëria buzëqesh”, mbi 1.4 milion vaksinime deri tani