Ballina Flash

F1 – Covid-19 anulon Çmimin e Madh të Japonisë

TOKIO, 20 gusht /ATSH-AA/ – Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) është anuluar Çmimi i Madh i Japonisë në Formula 1.

Në një deklarate në faqen e internetit të Formula 1, thuhet se gara që ishte planifikuar të mbahej në fundjavën e 8-10 tetorit, në pistën ”Suzuka”, nuk do të mbahet këtë vit për shkak të vështirësive organizative që burojnë nga COVID-19.

Gjithashtu në deklaratë theksohet se administrata e F1 ka filluar punën për të plotësuar boshllëkun e krijuar në kalendar./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – RKI: Gjermania në valën e katërt
Artikulli tjetërKosovë, 4 humbje jete dhe 2250 raste të reja me COVID-19