Ballina Bota

COVID-19 – RKI: Gjermania në valën e katërt

BERLIN, 20 gusht /ATSH-DPA/ – Gjermania ka filluar valën e saj të katërt të infeksioneve  me koronavirus, sipas raportit të fundit nga agjencia e vendit për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, që është instituti ”Robert Koch” (RKI).

”Përqindja e mostrave pozitive midis testeve të PCR në laboratorë u rrit nga 4,0 në 6,0 për qind brenda një jave deri në mes të gushtit”, sipas raportit të fundit javor të RKI.

”Grupet e moshave më të reja u prekën veçanërisht nga infeksionet”, tha ai.

“Kjo tani tregon qartë fillimin e valës së katërt, e cila po merr vrull, veçanërisht për shkak të infeksioneve brenda popullatës së re”, thotë raporti.

”Që nga fillimi i korrikut, ka pasur një rritje të shkallës së incidencës në Gjermani, veçanërisht për njerëzit midis moshës 10-49 vjeç”, thotë RKI.

Deri tani, varianti më ngjitës, Delta, ka dominuar në 99 për qind të rasteve.

Shkalla e incidencës shtatë ditore në Gjermani të enjten ishte rreth 44 raste për 100 000 banorë, por me luhatje të forta rajonale.

Në përgjithësi, 63,7 për qind e popullsisë kanë marrë të paktën një dozë vaksinimi, ndërsa 58,2 për qind janë plotësisht të imunizuar./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19, ja pse virusi prek më pak fëmijët
Artikulli tjetërF1 – Covid-19 anulon Çmimin e Madh të Japonisë