Ballina Bota

FOKUS – Rimëkëmbja e ekonomisë amerikane nën ndikimin e variantit Delta

UASHINGTON, 17 gusht /ATSH-AFP/ – Varianti Delta i COVID-19 po hedh një hije gjithnjë e më shumë në rritje mbi rimëkëmbjen ekonomike në SHBA.

Amerikanët konsumuan shumë më pak nga sa pritej në korrik.

Shpenzimet e tyre u ulën me 1,1 për qind nga qershori, sipas të dhënave të publikuara të martën nga Departamenti i Tregtisë.

Këto të dhëna janë të rëndësishme për të vlerësuar shëndetin e ekonomisë më të madhe në botë, sepse shpenzimet konsumatore përfaqësojnë tre të katërtat e PBB -së dhe janë motori i rritjes.

Sigurisht, prodhimi i automobilave, ende i ngadalësuar shumë për shkak të mungesave të gjysmëpërçuesve, që po shkaktojnë rënie të shitjeve të makinave të reja, ka ndikuar shumë.

Gjithashtu, blerjet e veshjeve, si edhe pajisjeve të ndërtimit dhe kopshtarisë janë në rënie.

Nga ana tjetër, stacionet e karburantit po ecin mirë, por kjo falë rritjes së çmimit të karburantit për muaj./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOTAVA – Trudeau: Kanadaja nuk do ta njohë qeverinë talebane
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e mërkurë 18 gusht 2021