Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë 18 gusht 2021

TIRANË, 18 gusht/ATSH/ Për ditën e mërkure vendi ynë do të jetë nën ndikimin  e masave ajrore relativisht të paqendrueshme dhe të nxehta.

Moti parashikohet me kthjellime në bregdet dhe vranësira në zhvillim në mesditë në zonat malore dhe në pjesën qendrore.

Në mesditë përgjatë relieveve malore në veri-verilindje reshje shiu me intensitet të ulët, në Alpe reshje shiu me intensitet mesatar, lokalisht reshje në formë shtrëngatash afatshkurtra dhe pjesërisht stuhi. Era me drejtim jugperëndim–veripërendim me shpejtësi 1-7m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 12m/sek.  Deti i forcës 2 deri në 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 22/33 diell re
Kukës 19/35 diell re shi
Lezhë 18/32 diell
Dibër 16/34 diell re shi
Durrës 20/34 diell
Tiranë 23/35 diell re
Elbasan 20/35 diell re
Berat 16/36 diell re
Vlorë 22/33 diell re
Korcë 17/30 diell re
Gjirokastër 17/35 diell re
Sarandë 18/32 diell re

 

 

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Rimëkëmbja e ekonomisë amerikane nën ndikimin e variantit Delta
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 18/8/2021