Ballina Ekonomi

Shqipëria e para në rajon për numrin e të diplomuarve në IT


TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit është një nga sektorët më me potencial për ekonominë shqiptare.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bën të ditur se në fund të vitit 2020 u regjistruan 2974 kompani TIK aktive.

Sipas Denaj, Shqipëria renditet e para në rajon, për sa i përket numrit të të diplomuarve në IT për banorë.

“1787 studentë u diplomuan në Teknologji Informacioni dhe Komunikim në vitin akademik 2020-2021. 28.2 % e ndërmarrjeve në vitin 2020 kishin specialistë në TIK, ndërsa 12.8 % e tyre shitën produkte ose shërbim me e-comerce. Kompanitë u mbështetën për aftësinë konkurruese dhe kapacitetet novatore, ndërsa kuadri ligjor është i përafruar me legjislacion dhe politikat e BE-së“, u shpreh Denaj.

Sipas saj, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), mbështet kompanitë për t’u zhvilluar dhe rritur në treg.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSkema Kombëtare në mbështetje të zhvillimit të peshkimit
Artikulli tjetërInvestimi në rrugën Dardhë-Arrëz, mundësi për zhvillimin e atraksioneve turistike