TIRANË, 6 gusht /ATSH/ Qeveria zgjeron mbështetjen e drejtpërdrejtë në mbështetje të sektorit peshkimit.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi tha se “duke nisur nga janari i vitit që vjen, qeveria do të adresojë një projekt si Skemë Kombëtare, për të ndihmuar peshkimin”.
“Forma e aplikimit në këtë skemë, do të jetë online, ashtu sikurse kryhet për Skemën Kombëtare të mbështetjes për Bujqësinë”, theksoi Ekonomi, gjatë firmosjes së kontratave të para me pronarët e anijeve të peshkimit, që u shpallën fitues të Thirrjes së Dytë të granteve të projektit “Fishing Blue”, me mbështetjen e BE, zhvilluar pak ditë më parë në Lezhë.
Rritja e eksporteve në këtë segment erdhi pas zgjerimit të investimeve, falë mbështetjes së programeve që adresoi qeveria për financimin e industrisë së peshkut.
Sot eksporti i peshkut ka shënuar një rritje të shumëfishtë. Në krahasim me 2013-ën eksportet janë rritur 4 herë më shumë. Në 2013 u eksportuan 1705 tonë, ndërsa në 2020 8219 tonë.
Në vendin tonë janë 745 anije peshkimi.
/a.a/r.e/













